Qendrat e masazheve kthehen në vatra prostitucioni, 9 të arrestuar në 3 muaj në Tiranë! Cakrani: Vajzat marrin deri në 150 euro për një shërbim seksual

24 Mars 2023, 17:18

Përgjatë 3 muajve të 2023 në kryeqytet janë arrestuar 9 persona për shfrytëzim prostitucioni në qendra masazhesh, një pjesë e të cilave janë vajza që punojnë aty. Sipas sociologëve dhe aktivistëve shkaqet që detyrojnë vajzat të punojnë në këto qendra janë varfëria dhe edukimi i dobët familjar, ndërsa shumat që marrin për një shërbim seksual shkojnë deri në 150 euro.