‘Qëndroni në shtëpi’, Sarajeva në alarm nivelin e smogut, qytetarët me maska

24 Janar, 11:31

Kryeqyteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajeva është në alarm për nivelin e lartë të ndotjes. Sipas mediave lokale qyteti duket si fantazmë i zhytur në smog. Në rrugë shfaqen shumë pak njerëz dhe të gjithë mbajnë maska.