Qepa, granatë lotsjellëse’, ‘Buçko’ i TikTok flet për Report Tv: Fitoj shumë pak, 10 euro për video! Aplikacioni s’i llogarit shikimet e audiencës në Shqipëri

30 Nëntor 2023, 15:18

Gledis Gegaj është një personazh mjaft i njohur në rrjetet sociale. Ai njihet me pseudonimin “Ciao Buçko”, pasi prezanton në Instagram dhe Tik tok video, ku shfaqet duke gatuar. Djali nga Mirdita prezanton recetat me plot humor, duke i vendosur edhe produkteve nofka të ndryshme. I ftuar në Report Tv ai tregon disa nga nofkat që përdor si përshembull qepën e quan granatë lotsjellëse. Gegaj është një nga ata përdorues i këtij rrjeti që përcjell tek të rinjtë shembuj pozitive se si mund të promovojnë pasionet e tyre.