Qepujka me mish pule nga zonja Albana

15 Shtator 2021, 13:05

Qepujka me mish pule

Përbërësit:

600 gr mish pule

1 kg qepujka

1-2 thelpinj hudhër

1 domate

400 gr salcë domate

100 ml verë e kuqe

Pak sheqer

Kanellë

Karafil

Gjethe dafine

Spec djegës

Majdanoz

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë qepujkat, por fundet nuk i presim. I vendosim në tenxhere dhe i kuardisim me pak vaj ulliri.

Më pas vendosim racionet e mishit të pulës dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta. E shuajmë mishin me vere të kuqe dhe sapo të avulloje alkooli shtojmë salcën e domates dhe ujë në masë të gatimit.

Domates i bëjmë një prerje nga lartë dhe vendosim pak karafl për aromë. E vendosim domaten ashtu siç është në tenxhere, shtojmë kanellën, gjethen e dafinës, një spec djegës, kripë, piper. E lemë gatimin të marrë valë dhe më pas largojmë kokrrën e domates, shtojmë erëzat e freskëta dhe gatimin e kalojmë nga tenxherja në një tavë balte. E vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për 30-40 minuta.