Ekskluzive/ Sondazhi i Piepolit konfirmon mandatin e katërt për PS me 50.5% të votave, ‘Shqipëria Madhështore’ forcë e dytë, por në rënie! Lapaj në vend të tretë! Rama lideri më i pëlqyer, bie besueshmëria për Berishën

13 Mars 2025, 18:24 | Përditesimi: 13 Mars 2025, 23:03

Termometri politik i muajit mars nxjerr Ramën si figurën më frymëzuese për qytetarët duke i besuar mandatin e katër dhe PS-në fituese me 50.5% të votave. Sondazhi ekskluzive i Piepolit tregon një rënie të besueshmërisë te Berisha dhe PD, ndërsa më 11 maj Shqipëria Madhështore del forcë e dytë me 39% të votave. Sipas të anketuarve injorimi që Berisha i bëri procesit të Primareve dhe listat e mbyllura ulën kredibilitetin e PD te elektorati. Po kështu sipas tyre Koalicioni me 25 parti e dëmton Partinë Demokratike.

    r.k./Shqiptarja.com