Deputeti i PS-së Lavdrim Krashi në Studio Live, duke folur për idenë e opozitës për qeveri teknike, tha se nuk hidhet poshte, mund të diskutohet.
Por sipas tij, kushtetuta nuk e parashikon që disa muaj para zgjedhjeve duhet të ketë qeveri teknike.
Ai thekson se kjo gjë do diskutim, ndërsa ne nuk jemi në të njëjtën situatë me Maqedoninë e Veriut ku kishte qeveri teknike për përgatitjen e zgjedhjeve.
'Opozita mund të vazhdoj ti thotë këto sa herë të dojë. Rregullat nuk e parashikojnë diçka të tillë. Diskutohet dhe vendoset. Nuk është herë e parë që thuhet. Është e disata herë që thuhet. Duke qenë se kanë frikë dhe kanë humbur me zotin Rama. Nuk e hedh poshtë si ide mund të diskutohet. Kemi kushtetutë dhe kod zgjedhor që nuk parashikon që 3 muaj apo 6 muaj para zgjedhjeve të ketë qeveri teknike. Qeverisja nuk është vetëm organizimi i zgjedhjeve. Maqedonia e Veriut është shtet multietnik. Ne nuk jemi përpara kësaj situate.'