12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të qeverisë “Rama 3”, siç bëri me dije dje kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të emrave. Për aktivisten Brizida Gjikondi ky është një tregues emancipimi dhe ditë e shënuar për gratë në historinë e tyre.
“Dje ditë e shënuar për gratë shqiptare në historinë e tyre. Të kesh gati 70% të qeverisë të përbërë nga femra është lajm shumë i mirë. Kjo valë emancimi për gruan shqiptare ka përcjellë vetëm mirë. Rama tha se nuk është ideja iume për të bërë njëmodel të emancipuar grash por gjeta vendin e duhur në kohën e duhur. Emancipimi për mua është pikë kyçe. Për mua është arritje e madhe”, tha Gjikondi.