-
Zelensky në Tiranë/ Enver Bytyçi në “Përballje”: Impakt pozitiv për Shqipërinë
Samiti i Ukrainës në Tiranë dhe mesazhet që u dhanë sot nga Zelensky dhe Rama u diskutuan në “Përballje” në Report TV. Studiuesi Enver Bytyçi tha në lidhje Skype se ky samit i dha një imazh pozitiv Shqipërisë edhe në mediat e huaja. Por thotë ai, samite të tilla duhet të kenë më shumë përmbajtje dhe jo vetëm show.
-
Rezoluta e përbashkët për Kosovën, Anëtari i Kryesisë së PDK-së Nurellari: Ndjesi pozitive! Tirana ndoqi shembullin e Prishtinës! Açka: Nuk e çon gishtin te plaga
Parlamenti miratoi me 101 vota pro projekt-rezoluten e përbashkët maxhorancë-opozitë për Kosovën që dënon sulmin e grupit serb serb ne Banjskë.
-
’Protesta’ e stërgjyshes 81-vjeçare për 8 Mars, Luljeta Bozo: Lindni sa më shpejt fëmi
8 Marsi i inxhinieres dhe profesoreshës Luljeta Bozo. 81-vjeçarja, e vetmja grua me titullin “Profesor Emeritus” në një rrëfim ndryshe për jetën, karrierën dhe familjen e madhe
”Unë mendoj se kjo ditë, pra 8 marsi, është festë, por dhe protestë” e nis kështu rrëfimin inxhinierja e njohur që na ka qetësuar të gjithëve gjatë tërmetit që ra në Shqipëri nëntorin e vitit 2019. ”Sipas mendimit tim, pabarazia nis që në familje, ku fëmijët shohin marrëdhëniet e prindërve, pra çdo gjë në një shtëpi nis nga niveli i gruas. Në ditët e sotme, gruaja duhet të ketë pavarësi financiare dhe në opinionin tim, sa më shpejt të krijohet familja, aq më mirë është” ishte një nga mesazhet e saj për këtë ditë.. Gjithë jetën time nuk e kam ndarë librin nga dora, jam ushqyer mirë dhe kam punuar gjithmonë, këtë gjë ua them shpesh dhe brezave të rinj”.
Gjatë intervistës, zonja me flokë të bardha u surprizua dhe nga i biri, regjisori i njohur Petri Bozo. Përmes një lidhje skype Petri cilësoi se ajo është frymëzim për të gjithë familjen. Më pas Luljeta u surprizua dhe nga stërmbesa, Mara, e cila i solli një tufë me lule me një pusullë nga stërnipat dhe stërmbesat e nëna Lules.
-
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 19 janar
-
Nostalgjia e humorit në programin e Vitit të Ri. Aishe Stari dhe Haxhi Rama kujtojnë vitet e arta të Estradës së Durrësit.
Nostalgjia e humorit në programin e Vitit të Ri. Aishe Stari dhe Haxhi Rama kujtojnë vitet e arta të Estradës së Durrësit. Esence sot në prag të Festës së ndërrimit të viteve na kthen në nostalgjinë e programit të Vitit të Ri. Ishte koha e artë e ekranit dhe Estradave të Qyteteve. Koha kur fundviti sillte program plot humor e këngë dhe publiku e priste me padurim. Dy emra të rëndësishëm të humorit durrsak aktorja Aishe Stari dhe skenaristi e regjisori Haxhi Rama na kthejnë kohën pas duke na rrëfyer momentet e sukseseve ndër vite.
-
Çollaku në Report Tv: Vuçiç po tenton të marrë veriun e Kosovës! Shqipëria duhet të bëjë më shumë, të dalë urgjent nga Open Balkan
Situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa prej 19 ditësh serbët kanë vendosur barrikadat. Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku komentoi në Report Tv tensionet në veri, ndërsa tha se ky është plani i vjetër i Vuçiç, i cili në bashkëpunim me grupet kriminale do tentojë që të marrë veriun e Kosovës.
-
Amarildo Ruçi, 29-vjeçari që bëri edhe muzeun e Louvri-t të flasë shqip: Që kur kam marrë ftesën, kam 3 muaj plot adrenalinë! Është ndjesi ndryshe
Amarildo ka nisur të pikturojë rreth moshës 7 vjeçare. Do të merrte pjesë në shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare ku ka qenë fitues i shumë çmimeve deri në klasë të tetë ose të nëntë. Befas u zhduk gjithçka. Për ofro 3-4 vite me radhë ai iu largua pasionit të tij duke përfunduar edhe studimet për Administrim Biznesi. Deri sa një ditë, ëndrra e fjetur iu shfaq krejt papritur dhe ai rinisi të pikturojë, por këtë herë… me duar.
-
Mesila Doda: Opozitë e përçarë dhe politikë e bashkuar me krimin, ky është realiteti sot! T’i rikthehemi normalitetit
Deputetja Mesila Doda, duke folur në emër të grupit parlamentar që drejton tha se situata politike në vend është shumë e rëndë dhe gjithçka që vendi kërkon është t’i rikthehet normalitetit.
“Sot realiteti politik është i tillë: Ai që nuk duhet të ndodhte. Opozita është e përçarë, gjithsecili me hallet e veta. Kemi parë skenat me sharje dhe fyerje mes përfaqësuesve të opozitës. Qeveria nuk është normale, ajo që duhet të menaxhojë të mirat publike dhe jo të çojë buxhetin në duart e disa njerëzve. Shkurt e gjithë kjo situatë i ka kaluar rregullat bazë të bashkëjetesës në demokraci. Bashkimi i politikës me krimin, madje njësimi më të i ka dhënë fund gjuhës politike. Shqipëria çeli negociatat me BE-në ndërkohë që në këtë Kuvend nuk pati asnjë debat, asnjë seancë në lidhje me këtë. Opozita duhet të gjejë sinergjinë e saj të brendshme. Nga ana tjetër mazhoranca të zhdukë çdo gjuhë arrogance dhe armiqësore dhe gjuhën përçarëse. Koha duhet të ketë vetëm një kryefjalë, rikthimi i normalitetit në këtë vend. Të zhduken segmentet kriminale të bashkimit të politikës me krimin”, tha Mesila Doda.
-
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 13 Prill 2022
Titujt e gazetave për sot, nga zbardhet debati 8 orësh mes deputetëve të PD te Berisha fushatë shpifjesh ndaj Alibeajt pse s'i dorëzon PD e deri tek loja filoserbe e Evropës.
-
Në provën gjenerale të Spiro Dunit, regjisori e aktorët rrëfejnë shfaqjen e paskuintat, nga përgatitja e roleve tek rrëfimi i ‘së vërtetës’ së Zeller në skenën e Teatrit Kombëtar
Pas suksesit me shfaqjen “Babai”, regjisori Spiro Duni rikthehet me autorin e njohur francez Florian Zeller, përmes komedisë “E vërteta”, që ‘lajmërohet’ me zërin e Elina Dunit. Dy çiftet në skenë rrëmbejnë publikun në një lojë të komplikuar mes dilemave për të fshehur tradhtinë, a për ta vazhduar atë në heshtje edhe për hir të lumturisë në çift. Kureta, Saliasi, Shehu e Deçka rrëfejnë paskuintat, dhe personazhet e tyre kompleks.
-
Intervista e plotë/ Gazetari italian nga Moska për Report Tv: Përdoren armë bërthamore? Po përdoren taktikat e luftës së ftohtë! Përmendin shqiptarët se Kosova është plagë hapur në mes të Evropës
Gazetari italian Gian Micalessin (Xhan Mikalesin), i dërguari për luftën i gazetës italiane ‘Il Giornale’, nga Moska në një intervistë ekskluzive për Report TV me gazetarin Carlo Bollino thotë arsyeja se pse rusët përdorin Kosovën dhe Shqipërinë në deklaratat e tyre në këto ditë lufte në Ukrainë është fakti se Kosova është plagë e tyre e vjetër e mbetur në Evropë.
-
‘A do të përjashtohet Berisha në Kuvendin e 18-dhjetorit?’ Agalliu për Report Tv: Për këdo që dëmton interesat e partisë, merret vendim që përcaktohen në statut
Në një intervistë për Report Tv, i pyetur nëse do të ketë shkarkime në Kuvend, (referuar ish-kryetarit Sali Berisha, i cili po mban një Kuvend paralel), Agalliu tha se kjo nuk është në filozofinë e Partisë Demokratike, por shtoi se kushdo që ka dëmtuar interesat e PD-së apo pengon misionin e saj, zyrtarisht në mënyrë masive me votë të lirë, merren masat që përcaktohen në statut
-
Duke pirë raki në sofër tradicionale, surprizon deputetja: Jam nuse mirditore, sot je në besën time…nga tradita te ‘tradhtia’ me LSI-n
Në sofër mirditore e duke pirë raki siç e do zakoni. Deputetja e koalicionit të Partisë Demokratike Elda Hoti, gjatë një intervistë në emisionin “N’kohë “me moderatorin Ermal Qori, ka suprizuar publikun me mikpritjen mirditore.
-
Ambulancat 'ngecin' në Tiranë, shoferët nuk hapin rrugë! Vëzhgimi i Report Tv, vetëm 2 rrugë me korsi emergjence! Shefi i Sigurisë Rrugore: Zgjidhja, vetëm ndërgjegjja e njerëzve
Herë për faj të shoferëve të ambulancave, dhe më shpesh akoma prej papërgjegjshmërisë së qytetarëve të lëvizin me makina në korsitë e emergjencave, ambulancat në Tiranë bllokohen në rrugë në misionin e tyre për të shpëtuar jetë. Vëzhgimi nga gazetari Sokol Dema na sjell një panoramë të qartë të asaj se çfarë ndodh në rrugët e kryeqytetit.
-
Përplasjet në PD, Klevis Balliu: Basha është në panik, Kuvendi që ka thirrur është ilegjitim! Duan vetëm të shpëtojnë karrigen e tyre
Lulzim Basha fitoi betejën në kryesinë e Partisë Demokratike duke mbledhur 26 vota pro, 3 kundër dhe 7 abstenime për mbledhjen e Kuvendit me datë 18 dhjetor dhe jo me datë 11 si kërkonte grupi i Sali Berishës. Por ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i rreshtuar hapur në mbështetje të lëvizjes së ish-kryetarit Sali Berisha, i cili kërkon të rikthehet të marrë drejtimin e PD-së, tha se Kuvendi legjitim është ai i datës 11 dhjetor. Sipas tij, Basha po vepron në kushtet të panikut dhe Kuvendi që ai ka thirrur është ilegjitim. Madje Balliu e cilësoi si qesharake kryesinë e thirrur nga Basha, ku sipas tij nxori në pah se ka hequr nga rendi i ditës mocionin për veten.
-
Intervista/ Ish-ministri i Drejtësisë: Jam pro zgjatjes së vettingut! KLGJ e KLP përgjegjësi për vakancat! Harta e re gjyqësore? Duhet konsultim
Për ish-ministrin e drejtësisë Eduart Halimi sot avokat, i gjithë faji për mungesat e gjyqtarëve e prokurorëve në vend, është i institucioneve të drejtësisë së re, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor. Sipas tij, këto institucione s’kanë vizion dhe nuk janë transparente me publikun. Në një intervistë për ReportTv, Halimi thotë se vettingu duhet të kishte nisur nga politika, pasi pastrimi i drejtësisë nuk e dha efekte për klasën e korruptuar politike.
-
3 anëtar të komisionit 'fundosin' hetimin 1 vjeçar të Autoritetit të Konkurrencës për tregun e miellit, drejtori kabinetit: Kompanitë vazhdojnë të përcaktojnë çmimet, hetimi është mbyll!
Hetimi për 4 ndërmarrjet nisi nga një ankesë nga një ndërmarrje që operonte në këtë treg. Me përfundimin e hetimit paraprak dhe të thelluar, në 2020 u mor vendimi 700 që detyronte ndërmarrjet që të kishin një sjellje të caktuar në treg. Në vijim të hetimi është lënë edhe monitorimi 1 vjeçar që është bërë nga Sekretariati i autoritetit mbi zbatimin e këtij vendimi. Gjatë monitorimit janë konstatuar shkelje.
-
Përjashtimi i Berishës, Gjikondi: Basha nuk i del zot vendimit! Fjalimi i Kokalarit skandaloz, akuzoi DASH se po bën presion
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk po i del zot vendimit që ka marrë për të përjashtuar Sali Berishë nga grupi parlamentar i PD-së. Kështu thotë analistja Brizida Gjikondi e ftuar në Report Tv, teksa po analizonte situatën në selinë blu dhe ‘Foltoren’ e Berishës një ditë më parë në Durrës, ku vëmendjen mori fjalimi i aktivistes Evi Kokalarit e cila tha se Basha shkëmbeu përjashtimin e Berishës me dosjen e lobimit rus
-
Kreu i ARRSH për Report Tv: Punimet te ish-sheshi 'Shqiponja' mbyllen brenda 2021! Prezenca e trafikut? Jo nga mungesa e informimit, por kthimi i pushuesve dhe studentëve
TIRANË- Viti 2021 do të sjellë edhe përfundimin e punimeve në ish-sheshin 'Shqiponja' si edhe të Lotit 2 që ka të bëjë me nyjen e Astirit, gjë e cila për kreun e ARRSH-së, Evis Berberi do të minimizojë maksimalisht trafikun.
"Viti 2021 te ky kantier si dhe tek Loti 2 do të përmbyllen punimet brenda vitit 2021 sepse në këtë kanier për 2 javë mbarojmë pjesën tjetër pra ura mbi Lumin Tirana dhe Loti 2 ka të bëjë me nyjen e Astirit të cilën duke e hapur atë nga në 2 javët e para të muajit tetor, fluksi që sot krijohet është i rrjedhshëm, pasi gjithë gjithë unaza kalon poshtë nyjes së Astiri, dhe sipër nyjet sekondare me Astirin dhe me pjesën e bregut të Lumit", tha ai.
-
Qeveria 'Rama 3' aktivistja Gjikondi: RAMA ndëshkoi figurat që s'punuan për Partinë por për veten
12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të qeverisë “Rama 3”, siç bëri me dije dje kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të emrave. Për aktivisten Brizida Gjikondi ky është një tregues emancipimi dhe ditë e shënuar për gratë në historinë e tyre.
“Dje ditë e shënuar për gratë shqiptare në historinë e tyre. Të kesh gati 70% të qeverisë të përbërë nga femra është lajm shumë i mirë. Kjo valë emancimi për gruan shqiptare ka përcjellë vetëm mirë. Rama tha se nuk është ideja iume për të bërë njëmodel të emancipuar grash por gjeta vendin e duhur në kohën e duhur. Emancipimi për mua është pikë kyçe. Për mua është arritje e madhe”, tha Gjikondi.
-
Biznesi vuan për punonjës, ekspertët: ‘Fajtore’, pagat e ulëta
Pas fasonerisë, sektorit prodhues dhe bujqësisë, tanimë edhe transporti, ndërtimi dhe turizmi kanë mungesë punonjësish. Shkak për këtë problem të krijuar sipas ekspertëve dhe qytetarëve janë pagat e ulta. Por megjithëse sipërmarrja pranon nivelin e ulët të pagave, thotë se ato janë në përputhje me standardin e jetesës dhe ekonominë e vendit.
-
Biznesi nuk gjen punëtor, eksperti Erald Pashaj: Tregues për zhvillimin e vendit
Erald Pashaj ekspert për çështjet e punësimit dhe që prej vitesh ka zhvilluar sondazhe mbi tregun e punës në Shqipëri e Kosovë, në një intervistë për Report TV flet për problemet në tregun e punës dhe mungesën e punonjësve. Ai thotë se mungesa e punonjësve lidhet edhe me uljen e papunësisë dhe zhvillimin e vendit.
-
Strehimi i afganëve, Gjikondi: Shqipëria i dha mësime të mëdha botës! Qeveria e re me ministra teknicienë, Rama do të lërë gjurmë në histori!Bashën e krijoi Berisha, ai do jetë varri i tij
Shqipëria i hapi dyert afganëve të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët, ku prej 2 ditësh në vendin tonë kanë mbërritur 275 prej tyre. Ky veprim për aktivisten e shoqërisë civile Brizida Gjikondi ishte një nga mësimet e mëdha që Shqipëria e vogël i dha botës. Në një intervistë për Report Tv, Brizida tha se ky veprim i jep Shqipërisë vlera të mëdha në aspektin moral dhe po tregon vlerat e demokracisë dhe lirisë, ndërsa vetë Europa nuk ka një qëndrim të unifikuar për pranimin e refugjatëve.
-
COVID/ Ritja e rasteve, Rakacolli: Gjatë sezonit turistik s'janë zbatuar masat! Delta prek edhe fëmijët, 7 të shtruar në pediatri! 95% e të infektuarve, të pavaksinuar
Pavarësisht rritjes së rasteve me COVID Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të lërë në fuyqi masat aktuale duke i konsideruar si eficente. Në një intervistë për Report TV zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njëkohësisht dhe kryetare e komitetit tha se nëse këto masa që janë në fuqi respektohen nuk do të ketë përkeqësim të situatës epidemiologjike dhe as shtrëngim masash në shtator.
-
Fasonët në krizë, ngrejnë 'alarmin SOS': Të mundësohen punonjës nga jashtë! Eksperti tregon arsyet: Shqiptarët preferojnë më mirë të jenë të papunë sesa të paguhen pak
Fasonët nuk po gjejnë punonjës. Ky sektor është ndër kategoritë që ka ngritur 'flamurin e kuq' dhe është në krizë sa i përket krahut të punës. Shqipëria është një vend i avantazhuar për zhvillimin e këtij biznesi më së shumti për shkak të krahut të lirë të punës por edhe ky avantazh nuk ekziston më.
-
Xhafaj: Reforma në drejtësi është në rrugën e duhur! Opozita ka bërë gabim historik me anatemimin ndaj reformës! SHBA dhe BE, garantët e pavarësisë
Në një intervistë për Report Tv, kryetari i Komisionit të ngritur 5 vite më parë për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj thotë se kjo reformë po sjell ndryshime thelbësore në sistemin e drejtësisë, teksa evidenton edhe problemet që ka hasur reformimi i drejtësisë shqiptare.
TIRANË-Fatmir Xhafaj, Kryetari i Komisionit të ngritur për Reformën në drejtësi 5 vite më parë, një prej personazheve më të rëndësishëm të konceptimit dhe bërjes së 'arkitekturës së re' të sistemit të drejtësinë në vend, thotë se gjithçka është arritur deri tani është rruga e duhur. Sipas tij reforma i solli sistemit në vetëm 5 vite ndryshime rrënjësore. Në një intervistë të dhënë për gazetaren e Report Tv Migeni Sotiri, Xhafaj thotë se dhënia fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë është po ashtu moment i rëndësishëm për t’u shënuar në historinë e reformës në drejtësi. Por ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është i vetëdijshëm që procesi 5 vjecar është i shoqëruar edhe me gabime, por që sipas tij janë krejtësisht të parëndësishëm kur mendon përfitimet e arritura. Ndërkombëtarët Xhafaj i sheh si bashkëprojektues të arkitekturës së sistemit të drejtësisë, ku besimi, mbetet investimi kryesor.
-
Festa e Kurban Bajramit, mijëra besimtarë mbushin sheshet, Imami Gurra:Dita e sakrificës
Kjo e martë është dita më e shenjtë për besimtarët myslimanë, të cilët kremtojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra besimtarë myslimanë kanë marrë pjesë sot në ritin e faljes së Kurban Bajramit në të gjitha qarqet e vendit.
-
Bregdeti po ‘mbushet’ me turistë, operatori Besnik Vathi: Varianti ‘Delta’ po cenon rezervimet e sezonit të vjeshtës e dimrit
Varianti ‘Delta’, që ka infektuar edhe qytetarë të shteteve fqinje, po shkakton pasiguri në planifikimin e pushimeve për sezonin e vjeshtës dhe të dimrit. Anëtari i bordit të turoperatorëve në vend, Besnik Vathi, në një intervistë për Report TV, tha se situata aktualisht është pozitive, por frika për një përhapje të madhe dhe një mbyllje tjetër po step qytetarët dhe operatorët për të bërë rezervime.
-
Pranga 9 zyrtarëve të Bashkisë Lushnjë dhe 2 biznesmenëve, juristi Ledio Braho në Report Tv: Po shihen rezultatet e para të reformës! Duhet më shumë për dosjet e bujshme
TIRANË-Operacionet e fundit të SPAK me arrestime të bujshme të krerëve të organizatave kriminale por edhe si ky i sotmi ku u vunë në pranga 9 zyrtarë të Bashkisë Lushnjë, përfshi kryetarin Fatos Tushe, për juristin e njohur Ledio Braho është një tregues se institucionet e reja të drejtësisë po funksionojnë. Megjithatë sipas tij duhet bërë më shumë në drejtim të dosjeve të bujshme.
"Janë operacione të suksesshme të paktën deri në fazën që ndodhen deri tani. Është punë e konsiderueshme e SPAK. E vërteta është që nga SPAK priten doje të tjera që janë dosje të vërteta ku flitet për 'peshqit' e mëdhenj të vërtetë siç është dosja e aferës së unazës. Impakti i madh realisht do të jetë kur të merren masa për dosje të tilla. Tanimë është periudha që SPAK të tregojë veten. Mbase do të shohim edhe produktet e para të reformës në drejtësi. Jam optimist që do të ketë zhvillime të reja. Patjetër që është një ogur i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Çështja e unazës, çështja e Teatrit për të cilin tashmë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e shumë çështje të tjera. Ka kallëzime të bëra nga opozita në lidhje me shitblerjen e votës. Janë këto çështje që janë shumë të rëndësishme dhe që duhet të merren sa më parë nga SPAK", tha ai.
-
Rrëfimi i Limos dhe Adriana Dizdarit, 22 vite mes vështirësive dhe ëndrrave në Ksamil
Në një intervistë për Report Tv, çifti Dizdari rrëfehet për jetën, sakrificat dhe emocionet që kanë përjetuar prej gati 23 vitesh në Ksamil.
Shumëkush mund ta mendojë artistin e njohur Limos Dizdari si një njeri që jeton pambarimisht midis harresë së notave muzikore, në një botë thuajse të ëndërrt, ku po lë gjurmë të pashlyeshme. Po hynë në vitin e 23-të që kompozitori i njohur Limos Dizdari së bashku me të shoqëen e tij Adriana, po jetojnë në Ksamil. Prej 23 vitesh ata tashmë kanë lënë kontributet e tyre ku ndër më të mëdhat janë ato në rindërtimin e qendrës së Artit “Dea” në jetën kulturore të Ksamilit. I mbështetur edhe nga bashkëshortja e tij e cila e ka ndjekur hap pas hapi, me sakrifica ekonomike çifti Dizdari arritën të shndërrojnë tërësisht fytyrën e pallatit të kulturës në Ksamilit. Në një intervistë për Report Tv, çifti Dizdari rrëfehet për jetën, sakrificat dhe emocionet që kanë përjetuar prej gati 23 vitesh në Ksamil.
-
Ekskluzive/ Intervista e plotë -Aishe Haklaj: Erdha pas 12 vitesh të kallëzoj në SPAK Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të mi! Kam besim te drejtësia e re
Familja Haklaj do të padisë në SPAK Sali Berishën për akuzën e vrasjes së Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj! Pas 12 vitesh në azil politik në Suedi, Aishe Haklaj, motra e madhe e Hakla jve është rikthyer për pak orë në Shqipëri pikërisht për këtë qëllim.Në një interviste ekskluzive për Report TV, përballë gazetarit Denis Minga, ajo ka rrëfyer arsyet pse familja e saj ka vendosur t’i drejtohet SPAK-ut.
-
Masakra në Velipojë, Ademi për Report Tv: Mund të ishte parandaluar! Ende nuk janë dhënë lejet për shezlongët dhe pse ka nisur sezoni, e tmerrshme
SHKODËR- Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi në një intervistë për Report Tv, ka bërë fajtor shtetin për ngjarjen e ndodhur në Velipojë që përfundoi me 4 viktima. Përballë gazetarit Ergys Kavaja, Ademi tha se është absurde që në kulmin e sezonit turistik, bizneset të mos kenë një kontratë për shfrytëzimin e hapësirës së plazhit. Nisur nga kjo, Ademi e konsideron si një ngjarje që mund të ishte parandaluar.
Ajo vë theksin se një ngjarje e tillë ndikon drejtpërdrejtë në sezonin turistik. Në intervistën e dhënë për Report Tv, Ademi ka zbuluar se si mori vesh lajmin, por edhe problematikës për ndarjen e shelzongëve në plazh, që u zbulua pas masakrës së ndodhur vë Velipojë.
-
Maturantja që u takua me Sorecën: Pasioni im për drejtësinë dhe këshillat që më dha ambasadori! Mesazhi im për bashkëmoshatarët
E reja, pasiononte Esmeralda Metko e cila surprizoi Luigi Sorecën në një vizite në Përmet muajin e kaluar, në një intervistë për Report Tv foli rreth 3 këshillave që i dha ambasadori i BE gjatë takimit të tyre si dhe për ëndrrën e saj më të madhe, për t’u bërë prokurore.
E pyetur nëse ëndrra për t’u bërë një prokurore në të ardhmen është çështje pasioni apo dëshirë për t’u kontribuar në komunitet, ajo u përgjigj se janë të dyja dhe se me punë dhe me mbështetjen e familjes mund të arrihet gjithçka.
-
Llagami për Report Tv: Brenda korrikut Gjykata e Lartë me 10 anëtarë! Sistemi në krizë prej vettingut, kostot janë të larta dhe shërbimi nuk ofrohet
Brenda korrikut Gjykata e Lartë mund të behet me 10 anëtarë nga 7 që ka aktualisht , duke përbërë kështu numrin nevojshëm të trupës së gjyqtarëve për të propozuar 3 kandidaturat e saj për Gjykatën Kushtetuese dhe plotësimin e plotë të saj. Kështu u shpreh kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami e cila mbetet shpresëplotë se brenda korrikut 2021 do të zgjidhen edhe 3 anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë.
Një intervistë për Report Tv me gazetarin Arsen Rusta, Llagami foli edhe për hartën e re gjyqësore që ka propozuar ku vendi të ketë vetëm 1 gjykatë Apeli, dhe 15 gjykata nga 34 që janë. Kjo tha Llagami bëhet për arsye të vakancës së krijuar nga vettingu. Sistemi është në krizë, tha Llagami, pasi kostot janë tepër të larta, stoku i dosjeve sa vjen dhe rritet, ndërkohë që nuk ofrohet shërbimi i kërkuar. Kosto e lartë vijë për shkak të humbjeve në sistem nga vetitngu, ku shumë gjyqtarë delegohen në gjykata e tjera për çështje urgjente. Gjithashtu gjyqtarët e pezulluar vijojnë të marrin 75 % të pagës së tyre, ndërkohë që nuk ofrojnë shërbim dhe kjo tha Llagami është kosto e madhe për sistemin por ofrim i shërbimit minimal për qytetarët që presin drejtësi për çështjet e tyre.
-
5 dekada histori, Instituti për Krimet e Komunizmit sjell kolanën nga regjimi i errët, Studiuesja: Të përfshihet në shkolla historia e epokës së komunizmit
Një histori e zhvilluar nga koha e Luftës së Dytë Botërore deri në 1991 që krijon antropologjinë e regjimit komunist në Shqipëri. Kështu vjen kolana e një cikli botimesh në formë intervistash, dëshmish, rrëfimesh dhe shënimesh mbi të mbijetuarit e sistemit komunist. Studiuesja Luljeta Lleshanaku tregon se pavarësisht përpjekjes dokumentuese ende nuk është bërë asgjë për të dhënë drejtësi për viktimat e asaj periudhe të errët të historisë.
-
Sfidat e politikanëve të rinjë
RRUGËTIMI I TË RINJVE NË POLITIKË, DISFATË APO TRIUMF? ANALISTËT: TË RINJTË PA OBJEKTIVA,’ PËRDOREN’ POLITIKISHT ANDONI E YZEIRI: KOHA PËR NJË FRYMË TË RE POLITIKE