Qeveria 'Rama 3', urojnë ndërkombëtarët, Yuri Kim: Gati të punojmë për të forcuar demokracinë! Soreca: Reformat për integrimin, të jenë pika kryesore në agjendë

18 Shtator 2021, 12:25

Menjëherë pas marrjes së detyrës së qeverisë së re, kanë ardhur edhe urimet nga ndërkombëtarët. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim uroi kryeministrin Edi Rama, ku tha se pret të bashkëpunojë me qeverinë për të forcuar demokracinë, drejtësinë dhe biznesin. Ambasadori i BE, Luigi Soreca vuri theksin te Integrimi, ku tha se shpreson që kjo çështje të jetë edhe fokusi në programin e qeverisë.