IRANË- Një grup shumë i vogël studentësh protestuan sot para Kryeministrisë, ndërkohë që masa e gjerë e studentëve i janë rikthyer mësimit. Shqiptarja.com mëson se mësimi ka rinisur tek Universiteti Mjekësor, tek Universiteti Politeknik dhe tek Inxhinieria e Ndërtimit. Protesta e studentëve ka dështuar edhe në rrethe, pasi nuk ka patur organizim në qytetet kryesore ku në ditët e mëparshme është organizuar protestë. Në disa prej Fakulteteve ditën e sotme janë paraqitur studentë që nuk janë futur në mësim, si në Universitetin Bujqësor ku disa studentë i kanë vënë kycin derës, si dhe tek Gjuhët e Huaja dhe tek Shkencat Sociale. Grupi i studentëve protestuesë ka marshuar për disa minuta nga Universtiteti Politeknik tek Ambasada Amerikane dhe Fakulteti i Shkencave Sociale, duke shënuar sot edhe shuarjen e protestës, megjithëse dje u paralajmërua një pjesëmarrje masive. Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama, që ka sqaruar lajmin e rremë, (Lexo këtu), që qarkulloi në media se studentët duhet të paguajnë tarifat e plota të studimit. Rama tha se e gjitha është një dezinformim. (Lexo këtu). Për këtë lajm reagoi edhe rektori i UPT, Andrea Maliqari që tha se nuk ka dalë asnjë shkresë nga ky fakultet.
Qeveria u plotësoi kërkesat, një grup studentësh vijuan protestën dhe sot para kryeministrisë
No videos found.