Qindra shqiptarë në SHBA nisin festimet për pavarësinë! Marshim me flamur nga New Jersey në New York

26 Nëntor 2022, 19:06

110-vjetori po përkujtohet edhe në vende të tjera ku ka shqiptarë. Sot pasdite, ishte komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai që bëri një marshim me flamurin kuqezi nga New Jersey në New Jork. Udhëtimin e shoqëronin disa efektivë policie, shumica shqiptarë.