Qiratë e banesave në korrik-shtator, 5.8% më shumë se vjet! BSH: Vështirësohet shitja e pronave, shkak çmimet

26 Nëntor, 15:55 | Përditesimi: 26 Nëntor, 15:55

Marrja e një prone me qira po kushton shumë këtë vit. Banka e Shqipërisë thotë se qiratë janë shtrenjtuar ndjeshëm në verën e këtij viti në raport me 5-vjeçarin e fundit. Paralelisht vijon shtrenjtimi në çmimet e shitjes së apartamenteve, duke bërë që koha për të shitur një banesë të rritet. Ndërkohë burimi kryesor i financimit të blerjes së shtëpive mbetet kredia.

r.k./Shqiptarja.com