Qofte me pure dhe salcë në furrë nga zonja Vjollca

23 Qershor 2021, 10:20

Qofte me pure dhe salcë në furrë

Përbërësit:

Brumi qofteve

400 gr mish i grirë

1 qepë

1 vezë

2 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

1 lugë kafe kumin

Kripë dhe piper i zi

1 lugë çaj piper i kuq

1 lugë miell për pudrosjen e qofteve

Vaj për skuqje

Pureja

1 kg patate

100 gr gjalp

Kripë dhe arrëmoskat

1/2 filxhan çaj qumësht

Salca

1 lugë gjelle vaj ullir

300 gr pure domate

50 ml ujë

Kripë dhe piper të zi

Borzilok

150 gr djath që shkrin

Përgatitja:

Fillimisht vendosim në një tenxhere me ujë patatet të qëruara dhe të prera në ½ për të zjerë me kripë për 30 minuta. I kullojmë i vendosim në një task u do të shtojmë gjalpin, qumështin, kripë, arrëmoskat dhe I shtypim duke I kthyer në pure. Purenë e vendosim në një tavë xhami të lyer me pak gjalp e nivelojmë mirë dhe e lëmë mënjëanë.

Ndërkohë në një tas vendosim të gjithë përbëërsit e brumit të qofteve, mish, qepë, vezë, kripë, piper të zi, bukë të thekur të grirë, piper të kuq. Punojmë mirë brumin e qofteve, formojmë qofte mesatare në formë sferike I pudrosim lehtë me miell dhe I skuqim në tigan me pak vaj sat ë zverdhen. I largojmë dhe I vendosim mbi purenë  në tavë. Në një tigan me 1 lugë gjelle vaj shtojmë purenë e domates, kripë, piper, borzilok, 50 ml ujë e lëmë të marrë valë dhe shpërndajmë salcën mbi qoftet. Vendosim në sipërfaqe djath të grirë në rende dhe më pas e pjekim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta.