Qofte të vogla të zhytura në kos me makarona fidhe nga zonja Albana

23 Maj 2022, 11:15

Qofte të vogla të zhytura në kos me makarona fidhe  

Përbërësit:

1 fç bollgur

200 gr mish të grirë

1 fç makarona

4 lgj kos

1 kokërr vezë

1 lgj miell

Vaj ulliri

Ujë të ngrohtë

Kripë, piper

Përgatitja:

Marrim mishin e grirë, bollgurin që e kemi vënë në ujë të nxehtë për ta zbutur dhe pasi e kemi kulluar e bashkojmë me mishin e grirë, kripën, piperin ( po të duam mund të shtojmë një vezë) nëse shohim që masa e brumit është akoma e butë, shtojmë një lugë miell.  Qoftet e vogla I skuqim në vaj vegjetal. Në një tenxhere me yndyrë, shtojmë miellin dhe makaronat e holla, i skuqim dhe I shuajmë me bulion. I lëmë të zien, mbas 10 minutash shtojmë miniqoftet, teksa të zbuten edhe qoftet në një tas shtojmë kosin dhe vezët I rrahim bashkë dhe bashkojmë me masën e supës. Piperin e kuq me vaj e skuqim dhe këtë salcë e shtojmë sipër supës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.