Qumështori çam me petë, shija tradicionale nga zonja Albana

11 Prill 2022, 12:30 | Përditesimi i fundit: 2022-04-11 12:30:24

Qumështori çam me petë

Përbërësit:

1 litër qumësht

1 gotë sheqer

5 kokrra vezë

1 lgj miell

1 lgj niseshte

1 bustinë vanilje

1 të verdhë veze

Për petët:

1 gotë miell

1 lgj uthull

1 lgj vaj

pak kripë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin për realizimin e dy petëve për qumështorin. Petët i hapim sa më të mëdha. Ndërkohë në zjarr vendosim qumështin dhe sapo të ngrohet shtojmë sheqerin dhe vezët e rrahura. Niseshten dhe miellin e tresim në pak qumësht dhe e shtojmë duke e trazuar derisa kremi të trashet. E lemë më pas kremin të ftohet.

Në një tavë vendosim një petë dhe sipër petës hedhim kremin. E nivelojmë mirë, vendosim petën tjetër dhe sipërfaqen e lyejmë me një të verdhë veze. E vendosim në furrë të parangrohur të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius.