Qytetari denoncon në Report Tv: Në plazhin e Livadhit janë derdhur ujërat e zeza, pushuesit dolën nga deti

3 Korrik 2021, 10:54 | Përditesimi: 3 Korrik 2021, 10:54

Një qytetar shqiptar ka denoncuar ditën e sotme në Report Tv se në plazhin e Livadhit në Himarë në det janë derdhur ujërat e zeza. Në videon e dërguar në Report Tv, denoncuesi pretendon se kanë qenë bizneset që kanë derdhur në det ujëra e zeza dhe deti më pas i ka nxjerrë ata në breg, ku lahen edhe pushuesit.

Pas kësaj situate denoncuesi shprehet se pushuesit dolën nga deti deri në pastrimin e tij, situatë që sipas tij ka zgjatur për rreth 40 minuta.

r.k./Shqiptarja.com