Qyteti i dytë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar shpall falimentimin

6 Shtator 2023, 15:01

Qyteti i dytë më i madh i Britanisë e shpalli veten të falimentuar të martën, duke mbyllur të gjitha shpenzimet jo thelbësore. Këshilli i Qytetit të Birminghamit, i cili ofron shërbime për më shumë se një milion njerëz, paraqiti një njoftim duke ndaluar të gjitha shpenzimet, përveç shërbimeve thelbësore, thotë CNN.