Qyteti i Shijakut prej 5 ditësh i mbuluar nga plehrat! Bashkia nuk pastron mbetjet, i kërkon kohë landfillit dhe s’firmos marrëveshjen

23 Gusht 2021, 11:23 | Përditesimi: 23 Gusht 2021, 11:31

SHIJAK- Prej 5 ditësh qyteti i Shijakut ofron një pamje aspak të këndshme dhe të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Mbetjet urbane kanë pushtuar qytetin, pasi prej ditësh bashkia nuk i ka pastruar. Nga një vëzhgim i Report Tv këtë të hënë koshat janë të mbuluar nga mbeturinat. 

Mësohet se Bashkia e Shijakut nuk ka firmosur marrëveshjen me landfillin e Sharrës që sipas burimeve është përpiluar sipas kushteve kërkuar prej bashkisë. Burime nga landfilli i Sharrës, thanë se kryetari i Bashkisë së Kavajës ka shtyrë vazhdimisht afatin e kërkuar që andfilli t’i marrë mbetjet urbane të qytetit me kosto falas, deri në firmosjen e marrëveshjes, e cila për arsye të panjohura ende nuk është firmosur prej kryebashkiakut Elton Arbana. Në një komunikim që Report Tv pati me të, kryetari i bashkisë, thotë se situata është e tillë për efekt procedurash. Megjithatë, pasojat bien mbi qytetarët që duhet të përballen me këtë situatë të rëndë. 

KT/Shqiptarja.com