‘Qyteti im, shtëpia ime’, zëvendëskryeministri nga Vlora: Vetëm ky qytet ka nevojë për 1 mijë të rinj e të reja të mbushin vendet bosh të punës

21 Maj 2022, 12:28

 Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha nga Vlora se ky qytet ka nevojë për 1 mijë të rinj e të reja të mbushin 1 mijë vende bosh të punës.

Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”, një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes, Ahmetaj theksoi se fillimisht zhvillimi po rrotullohej vetëm rreth Tiranës, por tani ai është përhapur në të gjithë vendin