Radhë dhe situatë kaotike prej 3 muajsh në Portin e Durrësit! ‘Mariner Adriatic’ s'ofron shërbim për konteinerët! Rrezik që kompanitë të përdorin portet fqinje

6 Korrik 2021, 19:39 | Përditesimi: 6 Korrik 2021, 19:39

Në portin e Durrësit është krijuar një situatë kaotike pasi rreth 100 kamionë janë bllokuar e nuk ngarkojnë dot kontenierët me mallra të ndryshëm. Fajin e ka kompania Mariner Adriatic që duhet të ofrojë këtë shërbim për të cilin dhe paguhet, por ky operator s’ ka mjaftueshme mjetet risteker që ngarkojnë  kontenierët. Prej tre muajsh drejtuesit e mjeteve ankohen, ndërsa sipërmarrje mund të operojnë në portet fqinje nëse nuk zgjidhte kjo situate.

KT/Shqiptarja.com