Radhë jashtë stadiumit, tifozët fillojnë të mbushin shkallët e 'Air Albanias'! Kontrolle nga policia

25 Prill, 18:52 | Përditesimi: 25 Prill, 18:52

Derbi mes KF Tiranës dhe Partizanit fillon në orën 19:00 në kryeqytet, ndërsa kjo sfidë ka zgjuar interesin e tifozëve. Siç duket nga pamjet e përcjella nga gazetari Ernest Koçi, tifozët janë duke u futur në impiant, ndërsa policia dhe siguria po bëjnë kontrollet e zakonshme para një ndeshjeje të tillë.

E.H/Shqiptarja.com