Radhët kilometrike në Morinë, komandanti i kufirit në Kosovë: Kemi rritur stafet më 30 %, duhet ndërgjegjësim, ka ende që thonë ‘po vij për një drekë në Prizren’

5 Shtator 2021, 10:36 | Përditesimi: 5 Shtator 2021, 10:36

Prej disa ditësh në pikën kufitare të Morinës mes Shqipërisë dhe Kosovës janë krijuar radhë kilometrike  për të kaluar për shkak të masave anti-COVID që janë vendosur nga pala e Kosovës. Nexhmi Krasniqi, komandant i kufirit në Kosovë, tha se ka pasur shtim të stafit në pikën kufitare me 30 %, por fluksi është tepër i lartë për shkak se qytetarët kthehen edhe nga pushimet dhe është fundjavë. Ai kërkoi ndërgjegjësim edhe nga ana e qytetarëve.

KT/Shqiptarja.com