Radogoshi rrëfen qëndresën intelektuale të Kutelit: E arrestuan dhe se mbrojti Kosovën me vargje e lekun shqiptar nga Jugosllavia!

4 Gusht 2022, 18:42

Në 115-vjetorin e lindjes së Mitrush Kutelit, vit që përkon me turbulenca diplomatike në rajon, ku termat bashkim e ndarje, hapje e mbyllje, krijojnë kontraste brenda një kombi, ish-kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve në Kosovë Kadrush Radogoshi kujton qëndresën intelektuale të  shkrimtarit, përkthyesit e ekonomistit kundrejt Kosovës.