Rakacolli: Shqetësuese rritja e rasteve të reja me COVID, kemi dyshime të forta për mbërritjen e variantit Delta! Qytetarët të 'vrapojnë' për t'u vaksinuar

21 Korrik 2021, 21:48 | Përditesimi i fundit: 2021-07-21 19:49:01

Dyshimet se varianti Delta i COVID-19 ka mbërritur ehe në vendin tonë, janë të forta. Kjo u bë me dije nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila tha në 'Repolitix', se ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e këtij virusi në Shqipëri, rritja e rasteve të reja të infeksionit, është shqetësuese.