Rakacolli: Sinjale shumë të forta, varianti Delta në Shqipëri, qytetarët të vaksinohen! Vjeshta e këtij viti do të jetë sfidë

23 Korrik 2021, 18:08 | Përditesimi i fundit: 2021-07-23 19:17:47

Ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e variantit Delta të koronavirusit në vendin tonë, për zv.ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacollin, sinjalet për praninë e tij janë të forta. E ftuar në “Report Tv”, Rakacolli, ndërsa komentoi rritjen e rasteve të reja të infeksionit ditët e fundit në vend, Rakacolli u shpreh se shkaqet janë dy: prania e variantit Delta dhe grumbullimet gjatë Kampionatit Europian.