Ralf Gjoni: Nuk ka opozitë në Shqipëri! Duhet të jesh idiot të besosh se Basha ka fuqi në PD për të përjashtuar Berishën! I gjithë debati është fals

15 Shtator 2021, 17:02

Partia Demokratike u fut në Kuvend pas një mungese prej 2 vitesh e gjysmë, por megjithatë, sipas ish-deputetit Ralf Gjoni, vendi nuk ka opozitë. I ftuar në studion e "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, Gjoni tha se opozitë nuk do të thotë të shkosh në Kuvend e të grisësh letra, duke iu referuar veprimit të PD që bojkotuan votimin për Lindita Nikollën si kryetare  e Kuvendit, duke grisur fletët e votimit. Përplasjen Basha-Berisha, pasi ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, Ralf Gjoni e ka quajtur fals.