Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarve që kanë marrë vaksina që nuk janë miratuar nga EMA, sic janë ajo e Sputnik dhe Sinovac që përdoren edhe në Shqipëri, duke e konsideruar të rëndë ndarjen e njerëzve nga lloji i vaksinës perëndimore apo lindore.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, Rama tha se BE s'mund të marrë peng askënd që jeton në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, nuk ka arsye pse njerëzit të ndahen në kategori, duke i bërë thirrje Roth që të ndihmojë në përçimin e këtij mesazhi.















