Rama befasohet nga CV e aplikantes, e fton në kryeministri, por nuk i kursen batutat: Prit me entuziazmin se mos zhgënjehesh

12 Qershor 2021, 12:16

Etleva Gjonçaj, aplikante në platformën "Gati për Shqipërinë', ka befasuar jo pak kryeministrin Edi Rama me CV e saj dhe dëshirën për të dhënë sa më shpejt kontributin e saj për Shqipërinë.

Rama e ftoi që sot në kryeministri, për të shpalosur më tej idenë e saj, e ndërsa Gjonçaj tregoi entuziazmin e saj, Rama nuk kurseu batutën ku i tha të qetësohej pasi edhe mund të zhgënjehej.

Dialogu:

Aplikantja: Unë quhem Etleva Gjonçaj. Kam mbaruar dhe kam titull akademik nga tri universitete në BE. Dua të jap kontributin tim por edhe entuziazmin dhe pasionin, sidomos për projektet për Integrimin. Jam e gatshme të bashkëpunoj që nesër.

Edi Rama: Që sot jo që nesër.

Aplikantja: Ok që sot.

Edi Rama: Sot në 17:00 në kryeministri.

Aplikantja: Me shumë dëshirë faleminderit, është një moment shumë i veçantë...

Edi Rama: Jo prit, se mos zhgënjehesh prit njëherë