Rama çel ekspozitën personale në Athinë: Jam artisti më i mirë në mesin e kryeministrave!

20 Mars 2023, 22:12 | Përditesimi i fundit: 2023-03-21 11:04:19

Me titullin “Improvizimet”, kryeministri Edi Rama ka çelur ekspozitën e tij në Greqi. Në fjalimin e mbajtur para të ftuarve, kreu i qeverisë u kujdes që të thoshte se ky moment është mjaft i rëndësishëm për të, pasi është hera e parë pas shumë vitesh që ka lëvizur në një shtet tjetër, jo si kryeministër i Shqipërisë, por si një artit.