Rama: Dhuratat protokollare do inventarizohen! Populli shqiptar nuk i ka borxh kapadaillëkun shefave të lloj-llojshëm

18 Shtator 2021, 11:25

Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, kryeministri Edi Rama tha se të gjitha dhuratat protokollare do të inventarizohen. Para ministrave ai u shpreh se dhuratat e delegacioneve apo të individëve, nëse kalojnë një vlerë të caktuar, ose do të shërbejnë për dekor në zyrat e ministrave, ose do të dorëzohen në muzeun e dhuratave protokollare. Sipas Ramës, populli shqiptar nuk i ka borxh kapadaillëkun shefave të lloj-llojshëm.