Kryeministri Edi Rama ka mbledhur përfaqësuesit e policisë së shtetit ndërsa ka renditur sipas tij të gjitha problemet.
“Dua ta nis këtë renditje të problematikave nga raporti i policisë së shteitt me qytetarët që është A dhe ZH e jetës së përditshme të policisë.Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët sidomos nga ana e forcave shqiponja dhe nga patrulla e përgjithshme të cilat shpesh e kapërcejnë dhe rolin e tyre të shënohen si raste të rritura.
Rritja e rasteve të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe novelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë që janë në kontakt të vazhdueshëm me hallet nevojat dhe ankesat e qytetarëve.
Mbrojtjen e imazhit të policisë së shtetit duhet ta kenë dritë në sytë e tyre. Policia e shtetit është botërisht e shikuar dhe e respektuar prej disa vitesh si një nga institucionet me besueshmërinë më të lartë dhe cënimet etike si dhe lëndimet e imazhit të saj në rishfaqja kohët e fundit e rasteve të korrupsionit kanë dëmtuar.
‘Rikonstruktimi’ i policisë së shtetit do vijojë edhe në nivel komisariatesh. Rishfaqjet e korrupsionitte efektivët e policisë rrugore, SHÇBA të veprojë.
E papranueshme që të ushtrohet presion ndaj shoferëve për ryshfet, është e pajustifikueshme se më gjithë rritjen e forcës ndëshkuese të policit rrugor, falë ndryshimeve të fundit në kod rrugor, qytetarët të mos ndiejnë një ndryshim thelbësor në disiplinën e qarkullimit rrugor.
SHÇBA konstaton raste të denoncimeve të qytetarëve nuk trajtohen në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur", thotë Rama.

















