Rama: E papranueshme të shpërfillen klithmat e grave, çdo komisariat persona përgjegjës për dhunën në familje, policia jo si gjykatat që liron abuzuesit

8 Korrik 2021, 11:30 | Përditesimi: 8 Korrik 2021, 11:30

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një tjetër prioritet është vënia në përdorim me një standard tjetër e teknologji më të avancuar e me protokoll rigoroz i komisariatit digjital.

Rama tha se s’mund të ketë më policë që shpërfillillim dhunën ndaj grave dhe për këtë arsye nënvizoi se duhet të ketë persona përgjegjës në çdo komisariat për dhunën në familje.

“Vënia në përdorim me një standard tjetër e teknologji më të avancuar e me protokoll rigoroz i komisariatit digjital. E papranueshme që në komisariate shpërfillen klithmat e grave që dhunohen. Shpërfillen totalisht dhe dhimbjet e patregueshme. Çdo komisariat duhet të ketë persona përgjegjës që të mereet me dhunën në familje. Për ato vajza që përfundojnë në fund nhë tehun e sopatës. Smund të ketë për asnjë arsye mirëkuptim me burrat”, tha Rama.

Ndërkaq Rama sërish ka sulmuar gjykatat.

"Policia smund të jetë kopje e atyra gjykata dhe gjykatësve që bëjnë kërdinë në kurriz të grave dhe vajzave që kanë marrë lekë nga abuzuesit duke  i nxjerrë të lirë direkt në sallë e duke i hedhur prapë në fyt të bashkëshorteve apo vajzave që dhunohen",  tha më tej kryeministri.

r.k./Shqiptarja.com