Në Akademinë e Shkencave, sot janë pranuar 17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm, pas Reformës së kryer në Akademinë e Shkencave në vitin 2019.
Kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar si të suksesshme Reformën në Akademinë e Shkencave, ku ka vlerësuar rolin e drejtuesit Skënder Gjinushi, teksa tha tha se në një kohë të shkurtër ka arritur që t’a shpëtojë atë nga ‘alergjia’ e tij për Akademinë e Shkencave. Rama tha se Reforma në vitin 2019 bëri që të ketë një kapërcim real mes dy epokash, për më të lartin kërkim shkencor shqiptar në vend.
Kreu i qeverisë nënvizoi se do të kërkojë ndihmën e Akademisë së Shkencave për ligjin e ri të medaljeve, për të cilin tha se do të afrojë edhe më shumë me botën ku mbizotëron racionaliteti dhe jo iracionalitetit.
‘I dashur Skëndër modestisht më lejo të komplimentoj për këtë takim që sipas meje është edhe një ngjarje më në fund për tu shënuar në jetën e gjatë dhe me plot tatëpjeta dhe të përpjeta të kësja Akademie. Në një habitat që të rri më së miri pas trupi si një kostum i qepur për merak, të jam mirënjohës për faktin se në një kohë të shkurtër arrite të më shpëtosh edhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave. Ju e dini që nuk është sekret që Akademia e Shkencave dhe unë s’kemi pasur një marrëdhënie të mira, më vjen mirë që të rikthehem në sallën e ta paharrueshmit Aleks Buda. Më lejoni të kujtoj se Rexhep Qosja ka shkruar diku vetëm budallenjve nuk u dhemb asgjë dhe ndaj është mirë që njerëve tu dhëmbë diçka, ndaj fjalët e mia u kanë dhembur disave.















