Rama: Fëmijët e mjekëve dhe infermierëve që kanë humbur jetën nga COVID do marrin rrogën e prindit deri në moshën 18 vjeç

18 Shtator 2021, 11:57

Fëmijët e mjekëve e infermierëve që kanë humbur jetën nga COVID, do të marrin rrogën e prinit të tyre deri në moshën 18-vjeçare. Ky vendim u bë sot me dije nga kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhje së parë të qeverisë së re.

"Personat e mitur prindërit që i përket kategorisë mjek, infermier, që ka humbur jetën nga COVID do të trajtohet në mënyrë retroaktive dhe të gjithë këta që do kenë statusin e fëmijës nën përkujdesjen e Republikës do marrin rrogën e plotë të prindërit deri në moshën 18 vjeç", tha Rama.