Rama: Meta ka humbur të gjitha shanset për t’u kthyer në binarë! Keqardhje për mikun e vjetër, por sot s’meriton të jetë president

9 Qershor 2021, 12:31 | Përditesimi: 9 Qershor 2021, 12:36

Kryeministri Edi Rama ka listuar argumentet sipas tij pse duhet shkarkuar presidenti Ilir Meta.

“Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ka shembur institucionin e garantit të Unitet, ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë parlamentare, Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe shqiptarët në marrëdhënien me SHBA, ka zhgarravitur fytyrën e shqiptarëve në marrëdhënie me të huaj, i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset për t’u kthyer në binarët, nuk mund ta mbajmë në kurriz, prandaj ky parlament duhet të ushtrojë  vullnetin e 90% të shqiptarëve për ta shkarkuar nga detyrës, keqardhje për mikun tonë të dikurshëm, por Meta i sotëm nuk mund ta mbajë këtë status”, tha Rama.

b.ha./Shqiptarja.com