Rama gati të nisë podcastin e tij: Flasim edhe me kundërshtarë, të ftuar politikanë e artistë! Do jemi aty ku nuk shkon ‘syri’ i vëmendjes publike

3 Prill 2023, 08:27

Kryeministri Edi Rama do të nisë së shpejti podcastin e tij. Rama ka dhënë detaje ditën e sotme duke treguar se në këtë podcast do të ftojë politikanë, njerëz të artit, kulturës apo medias. Në podcastin që do të quhet ‘Flasim’, Rama thotë se do të ftojë kundërshtarët e tij, gjithmonë nëse e pranojnë ftesën.