Rama i dorëzon medaljen Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare te ne! Tod Daniel Wolters: Shqipëria, vëllai i madh i Aleancës

25 Maj 2022, 16:28 | Përditesimi i fundit: 2022-05-25 16:36:37

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar mesditën e sotme medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters. Në një ceremoni të veçantë, kreu i qeverisë ka folur me superlativa për gjeneralin dhe kontributin e tij, ku e cilësoi si avokatin më të mirë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.