Rama inspekton Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë: Vlorës po i rikthehet sheshi simbol, spektakël

26 Qershor 2021, 11:11 | Përditesimi: 26 Qershor 2021, 11:27

Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme ecurinë e punimeve në sheshin e Flamurit që po ndryshon pamjen e derisotme të qendrës dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit në Vlorë. Projekti që ka nisur dhe po ecën me ritme të shpejta për rikualifikimin urban të sheshit dhe ndërtimin e Parkut parasheh edhe integrimin e kësaj hapësire me Lungomaren deri tek tuneli.

Projekti i sheshit dhe parkut, shpjeguan zbatuesit e punimeve, është konceptuar me të paktën 16 lloje të ndryshme palmash, ku mbi 80% shtohen të reja.

r.k./Shqiptarja.com