Rama intervistë për Report Tv nga Beogradi: Largimi apo jo i Zoran Zaev nuk ndikon në ‘Ballkanin e Hapur’, nisma nuk lidhet me persona, por me rajonin

4 Nëntor 2021, 21:14 | Përditesimi i fundit: 2021-11-04 21:16:09

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv nga Beogradi, me gazetarin Denis Minga, foli për nismën ‘Ballkani i Hapur’. Kjo, një nismë që është mbështetur fort nga kreu i qeverisë shqiptare dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Nëse ka marrë një goditje kjo nismë me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, pas dorëheqjes së kryeministri Zoran Zaev, Rama tha se nuk e beson një gjë të tillë.