Rama ironi me Berishën: Fondacioni Soros ka ndihmuar më shumë kur ishin në pushtet ata që sot mallkon

30 Janar, 12:21

Në një takim me mësues në kuadër të programit kombëtar të zhvillimit profesional, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama falënderoi bashkëpunimin me organizatat si dhe fondacionin Soros për kontributin në arsimin shqiptar. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se fondacioni Soros ka ndihmuar më shumë kur ishte në pushtet Sali Berisha, i cili sot e mallkon.