Kryeministri Edi Rama tha se lista e PS-së nuk është për “mbulesë tavoline e vjetër me lule”, por serioze dhe e mbushur me të rinj, duke e krahasuar edhe me atë të kundërshtarëve.
Dhe këtu mori shkas nga disa emra të opozitës që nuk u përfshinë në listat e kandidatëve për deputetë si në Elbasan me Dash Sulën apo me fituesin e Primareve në Kavajë.
Ai bëri ironi me Berishën dhe madje Dash Sulën duke e përsëritur epitetin “gjel deti”. Jo për fyerje, siç e sqaroi, por si kundërshtar të fortë dhe serioz, që “bufi e kullufiti vetë”, duke lehtësuar mazhorancën.
“Kjo është një zgjedhje se kush do qeveris Shqipërinë dhe kush do administrojnë punët e vendit. Nuk i kemi këto si dekor apo mbulesë me lule të një tavoline të vjetër. Unë dhe pak të tjerë jemi në listat e mbyllura, për të mos zënë të gjitha hapësirat e harës. Por ka edhe të tjerë të listës së hapur nga kandidatët që janë deputetë. Por këtu në Elbasan keni e të tjerë, si Dash Sula, që unë i them Gjeli i Detit, ai fitoi Primaret në Elbasan. Nëse mua do më vinte rasti me heq ndonjë nga lista e tyre është pikërisht Dash Sula, se është më i lodhshmi nga ata atje. Ndaj edhe i them unë atij gjeli i detit. Mua më vjen mirë që ai s’do jetë në Parlament, se nuk ka gjë më të mirë se kur kundërshtarin tënd ta vret vetë kundërshtari jot. Por edhe kandidati i Kavajës që fitoi Primaret dhe nuk figuron fare në listë. Votate kënetës, por ishin vota, pse i hoqën ato?”, tha Rama.