Rama kërkoi që SPAK të çojë para drejtësisë Berishën 'Non Grata', Kim: Reforma në Drejtësi, funksionale kur politikanët të mos kërkojnë hetimin e dikujt! S'janë standartet që duam

9 Maj 2022, 20:25 | Përditesimi i fundit: 2022-05-09 22:08:03

Kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK që të hetojë Sali Berishën e shpallur 'Non Grata', por për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ky nuk është standardi që kërkohet për Reformën në Drejtësi. Diplomatja amerikane thotë se kjo Reformë, për të cilën SHBA-ja ka investuar shumë, do të jetë funksionale atëherë kur politikanët të mos kërkojnë hetimin e dikujt dhe kur prokurorët e SPAK do të veprojnë të lirë.

      No videos found.