Kryeministri Edi Rama kritikoi kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha edhe për një ndërtim në një zonë të gjelbëruar.
“Si mundet të ngrihet njëri dhe të marrë fadromën dhe të hapë 500 metra në kodër, kodra atje gjithë e gjelbëruar, e hap njëri pa leje mbi kokën e Ermal Dredhës. 500 metra në shkëmb dhe policia nuk di asnjë gjë. Kjo nuk është e mundur. Kështu që kontrolli mbi territorin, pastërtia dhe respekti për lejet e ndërtimit, pamundësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e jetës së përditshme të policisë dhe bashkive, edhe të kryetarëve të tyre. Nëse një kryetar, qoftë edhe i qytetit më të madh të Shqipërisë do të dijë se çfarë po ndërtohet në qytet, nuk diskutohet që e di sepse kryetarët e njësive administrative sepse sepse...edhe shpresojmë që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar.”, tha Rama.














