Kryeministri Edi Rama thotë se Kroacia është një shembull frymëzimi për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Rama tha se kanë kërkuar mbështetje direkte nga qeveria kroate në procesin e integrimit.
I nderuar kryeministër, në radhë të parë dhe jo për formalitet, por për të shprehur sinqerisht kënaqësinë, faleminderit për mikpritjen dhe frymën pozitive të një marrëdhënie prej së cilës në mësojmë vazhdimisht. Kroacia është një shembull dhe një burim inkurajimi dhe frymëzimi në procesin tonë të ecjes drejt anëtarësimit të plotë në BE. Kroacia është shembull suksese, së fundmi edhe me eurozonë dhe shengen. Çfarë Kroacia ka rritur në një dekadë pas anëtarësimit në BE, jo vetëm na gëzon por na inkurajon, na bën edhe më kërkues ndaj miqve në Zagreb për të na ndihmuar me eksperiencën e tyre.