Rama: Kur mora pushtetin, paga ime taksohej më pak se e konsumatorëve, sot është e kundërta! Taksojmë më shumë biznesin e madh

9 Tetor 2021, 16:55 | Përditesimi: 9 Tetor 2021, 16:55

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se me ardhjen e tij në pushtet ka pasur gjithnjë një plan për mbrojtjen e konsumatorëve. Për këtë ai solli në vëmendje mënyrën e taksimit të pagës, ku tha se kur mori pushtetin paga e tij taksohej më pak se ajo e sanitares.

“Kemi rritur taksën për rrogën e deputetëve, paga ime taksohej më pak se paga e sanitarëve, ulëm taksa për biznesin e vogël dhe rritëm për biznesin e madh”, tha Rama.

LR/Shqiptarja.com