Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve.
Fokusi i kësaj mbledhje ishte tek organizimi i brendshëm i PS për zgjedhjet dhe vota e diasporës.
Burime për gazetaren Raziela Myslimaj, bëjnë me dije se në mbledhje kryeministri Rama u ka kërkuar drejtuesve më shumë angazhim për votën e diasporës, i shqetësuar edhe për fiktivitetin e deklarimeve të emigrantëve që pritet të regjistrohen për të marrë pjesë ne zgjedhjet e 11 majit.



















