I ftuar në 'Frontline Interview' me gazetaren Marsela Karpanço, analisti Ilir Demalia komentoi zhvillimet e fundit politike dhe akuzat që kanë tronditur skenën publike. Ai u ndal te korrupsioni, drejtësia dhe hetimet ndaj figurave të larta, duke hedhur kritika të forta ndaj asaj që e cilësoi si 'elitë qeveritare të kalbur'.



















