Rama, me rektorët: Ndërkombëtarizimi i universiteteve po ecën me ritme të larta 175 marrëveshje për programe të përbashkëta

9 Korrik 2022, 13:30

Në mbledhjen e radhës së Komitetit të Përbashkët të Politikave në Arsimin e Lartë, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, u diskutua rreth ecurisë së deritanishme të procesit të ndërkombëtarizimit, me në fokus zbatimin e 175 marrëveshjeve të reja për programet e përbashkëta me Universitetet e huaja prestigjioze, si dhe shfrytëzimin e mundësive të reja të lidhjes së marrëveshjeve me ta.