Rama merr vendimin për krijimin e Agjencisë për Mediat dhe Informimin: Do garantojë transparencë në lidhje për politikat e projektet

18 Shtator 2021, 12:05

Krimi i një Agjencie për Mediat dhe Informimin është një ndër vendimet e para që u morën sot nga qeveria 'Rama 3'. Në fjalën e tij para ministrave, Rama tha se kjo Agjenci është një model i suksesshëm në disa vende, duke përmendur  Italinë dhe Gjermaninë, ndërsa theksoi se do të garantojë transparencë në lidhje me politikat, projektet apo problematikat që kanë të bëjnë me aktet e Këshillit të ministrave e institucioneve përbërëse të këtij këshilli.