Rama: Meta të lexojë rezolutën dhe të kërkojë ndjesë! Mos e trash zullumin

13 Qershor 2019, 18:40

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Presidentit Ilir Meta nga Prrenjasi gjatë takimit për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 30 Qershorit, që të lexojë rezolutën e miratuar sot nga Kuvendi dhe të reflektojë duke kërkuar ndjesë për të mos e trashur më zullumin. "Dua ti them Ilirit, sot e filluam me të po e vijojmë me të, që ta lexojë me qetësi dhe kthejlltësi rezolutën e miratuar me 100 vota.

Të reflektojë mbi opinionin e Kuvendit dhe të mos e trashë më tutje zullumin ky është futur, pasi ne dhe populli nuk ka shans të merren peng. E di që ai është në pozitë të vështirë, por nuk është burrëri që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë.

Pavarësisht se nuk ka bërë një gabim, por një faj, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin. Halla Sali nuk ndihmon dhe ngarkon edhe më shumë atë vetë edhe një situatë që e  kanë shkaktuar ata me qëllim, por ne do të dalim pa vështirësi" tha ai.

Këshilltari juridik i Presidentit, Meta deklaroi sot se kryetarët aktualë të Bashkive do të ushtrojnë mandatin e tyre derisa sa kryetarët e rinj që do të zgjidhen, por Rama e cilësoi si një tjetër pjellë të një imagjinate të dalë nga kontrolli për të çuar vijën e konfliktit matanë 30 Qershorit.

"Më tha Taulanti që Presidenti kishte nxjerrë ca ekspertë që paskan thënë që ai po rishikon mundësinë e një date tjetër dhe deri atëherë kryetarët e bashkive do të rrinë në zyrë. Një tjetër pjellë e një imagjinate të dalë nga kontrolli për të çuar vijën e konfliktit matanë 30 Qershorit, që është vulosur dhe nuk e ndalon dot, as Ilir, as Saliu dhe as artisti me fallxhoren".

  •  

    No videos found.